Fruti i pasionit për ëmbëlsinë e verës

0
133
Ky frut i mrekullueshëm tropikal me tul të butë e fara të ngrenshme ka tërhequr shumë vëmendje sëfundmi për shkak të përfitimeve shëndetësorë që ofron. AgroWeb ju liston disa prej tyre:
1. Ofron ushqyes shumë të rëndësishëm si vitamina A, C dhe B6, potas, magnez, kalcium, hekur, fibra, fosfor dhe niacinë.
2. I pasur në antioksidantë të cilët ju mbrojnë nga dëmi i radikaleve të lira si dhe parandalon një sërë sëmundjesh.
3. Burim shumë i mirë fibrash duke parandaluar kështu aparatin tretës dhe shëndetin e përgjithshëm.
4. Indeksi glicemik i ulët në këtë frut e bën atë të sigurtë t’u konsumuar nga diabetikët.
5. Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ul kështu rrezikun e prekjes nga diabeti e shumë sëmundjeve të tjera.
6. Përforcon sistemin imunitar pasi është i pasur në vitaminë C
7. Ndihmon për shëndetin e zemrës nëpërmjet përmbajtjes së lartë të potasit dhe nivelit të ulët të sodiumit.
8. Redukton ankthin, magnezi që gjendet në të sipas shkencëtarëve lidhet ngushtë me uljen e nivelit të stresit dhe ankthit.