Fshati Bathës në bashkinë e Elbasanit prej shumë vitesh vuan mungesën e investimeve. Edhe psë është një fshat banorët e të cilit jetojnë kryesisht me bujqësi zona vuan mungesën e ujit për vaditje e po ashtu të ujit të pijshëm.Në këto ditë të nxehta Qershori banorët e këtij fshati janë duke kaluar ditë të veshtira pasi iu mungon uji. Po ashtu rruga e këtij fshati është shumë problematike pasi në të nuk është vënë dorë asnjëherë më parë çka nga ana tjetër I pengon banorët që të tregëtojnë edhe produktet bujqësore që prodhojnë.
Fshati Bathës, edhe pse ndodhet vetëm 10 kilometra nga Elbasani, vuan prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre. Banorët e zonës i bëjnë apel bashkisë së Elbasanit që të mundësojë sjelljen e ujit në banesat e tyre, pasi zona ka ujë të bollshëm por mungojnë investimet.