Fshati i lënë në harresë, banorët bojkotojnë masivisht votimet

0
163

Fshati i Grabovës në bashkinë e Gramshit ka zgjedhur të bojkotojë masivisht procesin e votimeve për zgjedhjet vendore, në shenjë proteste për shkak të mungesës së investimeve.

Banorët kanë zgjedhur të bojkotojnë procesin, gjë të cilën e kanë bërë edhe në zgjedhjet e vitit 2021 si dhe në vitin 2017.

Banorët janë shprehur se fshati i tyre vuan prej vitesh nga mungesa e infrastukturës. Grabova është një fshat i bekuar nga natyra dhe me histori të pasur, por aty mungojnë investimet bazike.

Së fundmi banorët e Grabovës kanë protestuar edhe kundër ndërtimit të një hidrocentrali që ka lënë fshatin pa ujë.