Fshati i lulelakrës/ Në IMSHT të Lushnjës fermerët ankohen për çmimet e shitjes

0
2

Lulelakra është një nga perimet e dimrit më të kërkuara për momentin në tregun vendas dhe atë të huaj.

Ajo është mbjellë në sipërfaqe të mëdha në IMSHT të Lushnjës.

Fermerët thonë se kanë prodhim cilësor, por çmimi me të cilin detyrohen të shesin është i ulët.Pavarësisht se fermerët kanë lidhur kontrata për prodhimin, çmimi i shitjes nuk fiksohet në të. Sipas tyre me çmimin 20 lekë/ kg nuk arrin të marrësh as shpenzimet e bëra, ndërsa një vit më parë tregon se lulelakra u shit me 180 lekë/ kg.

Fermerët kërkojnë më tepër kontrolle dhe orientime nga institucionet shtetërore bujqësore, me qëllim mbrojtjen dhe sigurinë e prodhimit vendas.

 

Top Channel