Fshati Gracen në Elbasan prej vitesh është duke u braktisur nga njerëzit.
“Kanë ikur, kërkojnë më të mirën. Këtu është zero. Rini këtu? S’ka.”
Banorët që ende jetojnë ende aty thonë se jeta në fshat është ndalur.
Sipas banorëve nga 70 familje që jetonin dikur, sot kanë mbetur vetëm 13. Shkak për largimin kryesisht të të rinjve ata bëjnë mungesën e investimeve.”
“Kushtet, infrastruktura. Kryesisht është punësimi.”
“Kanë ikur, nuk kanë lekë, ku do punojnë? Ujë nuk kemi të vadisim tokat, janë djerr të gjitha.”
Dikur shkolla gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, ndërsa sot qëndron e mbyllur. Shkak për këtë është bërë largimi i të rinjve, të cilët duke mos gjetur veten në këtë vend kanë zgjedhur të emigrojnë dhe për pasojë kësaj shkolle t’i vendoset dryni.“Rinia ka ikur që të kishim fëmijë shumë, të martoheshin, të kishim gjallëri. I kanë mbyllur shtëpitë dhe kanë ikur. Kanë mbetur vetëm pleqtë.”