“Fshati me 5 lopë”, të rinjtë në fshatrat e Elbasanit po ikin, prindërit heqin dorë nga blegtoria

0
206

Në fshatra banorët po heqin dorë nga mbajta dhe mbarshtrimi i bagëtive. Në Qyrkan të Cërrikut kanë mbetur vetëm 5 lopë. Të moshuarit, të mbetur vetëm në fshat thonë se nuk munden më të kujdesen për gjënë e gjallë.

Në fshatrat e qarkut të Elbasanit krahas banorëve vit pas viti po pakësohen edhe bagëtitë.

Në Qyrkan të Cërrikut banorët thonë se kanë mbetur vetëm 5 lopë.Rinia është larguar dhe tokat kanë mbetur djerrë.

Të moshuarit, të mbetur vetëm në fshat thonë se nuk munden më të rendin pas gjësë së gjallë.

Shumë prej tyre i kanë shitur bagëtitë, të tjerë kanë mbajtur vetëm pak krerë, aq sa ua lejon fuqia të kujdesen për to.

“Numri i bagëtive të imëta ka rënë për shkak të emigracionuit. Gjithë rinia po ikën, vetëm ne pleqët po punojmë.”

“S’kemi me çfarë t’i mbajmë. S’ka toka,”

“Vetëm pleq kanë ngelur, të rinjtë kanë ikur.”

Më pak bagëti, më pak qumësht në baxho.

Banorët në fshatra tregojnë se qumështin e lopëve apo të bagëtive të imta për shkak të sasisë së ulët nuk e dërgojnë për përpunim por e përdorin për konsum vetjak.

Sakaq pronarët e baxhove thonë se kjo situatë ka krijuar vështirësi në punën e tyre.

“Qumësht ka por është në sasi të vogël për arsye se ka rënë numri i blegtorisë.”

Braktisja e fshatrave dhe pakësimi i bagëtive vitet e fundit ka sjellë rritje të konsiderueshme të çmimit të mishit, qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Për shkak të mungesës së prodhimit vendas një pjesë e madhe e këtyre produkteve eksportohet nga jashtë.