Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe të mbjellave tek banorët e fshatit Muriqan të bashkisë së Elbasanit.
Kjo nuk është hera e parë që këtyre banorëve iu permbyten tokat pasi sipas tyre kjo situatë vijon sa herë që ka reshje të dendura shiu.
Për këtë ata fajësojnë vendosjen e një prite në kanalin e madh vaditës që kalon në fshat.
Ata thonë se qëkur është vendosur kjo pritë tokat e tyre permbyten vazhdimisht.
Dëmet këtë herë janë të shumta.
Edhe kryeplaku i fshatin Muriqan thotë se shumë herë kanë kërkuar nga ana e bashkisë së Elbasanit dhe e ASHP që të ndërhyjnë për heqjen e saj por edhe pse kanë më shumë se 10 vite që bëjnë kërkesë kjo nuk ka ndodhur.
Mos pastrimi i kanaleve kulluese prej dekadash sipas tyre, po ashtu ka ndikuar në permbytje, ku këtë herë u mbuluan nga uji edhe varrezat e fshatit./Elbasani flash