
Është i rrethuar me pasuri të shumta ujore, por banorët e fshatit Shushicë në Elbasan nuk kanë ujë të pijshëm.
Në shtëpitë e tyre shkon vetëm ujë i ndotur.
Ata thonë se nuk e konsumojnë, ndaj janë detyruar që të hapin puse ose ta blejnë.Banori 1: “Uji nuk pihet, nuk ka pastërti, nuk lahen pusetat, nuk mirëmbahet tubacioni.”
Banori 2:”Çmimet vetëm po rriten, shteti punon për vete, për të marrë vetëm për vete. Popullin e ka vdekur, e ka falimentuar.”
Të tjerët, në pamundësi të blejnë ujin, thonë se e konsumojnë ashtu të ndotur.
Banori 3:“Ne këtu po pimë ujë, keq mirë këtu po pimë.”
Dy janë faktorët ndotës sipas banorëve, amortizimi i rrjetit të ujësjellësit në të cilin është investuar gati 30-të vite më pare, dhe aktiviteti i guroreve në fshat.
Ora news
