Gramshi fshat ndodhet jo më larg se 7 km nga Gramshi qytet, por banorët e kësaj zone historikisht vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Dimër apo verë aty u duhet të mbushin ujë në qytet, apo në burime të pakontrolluara. Për 200 banorët e këtij fshati, e vetmja kërkesë është uji i pijshëm.
Bashkia e Gramshit thotë se problematika e këtyre banorëve është e drejtë, ndërsa ka parashikuar ndërtimin e ujësjellësit brenda vitit. Edhe pse afër qytetit, zona është malore dhe mundimi për tu furnizuar me ujë, i madh.
Tch