FSHATI SILARË NË GRAMSH 9 VITE PA UJË TË PIJSHËM (VIDEO)

0
3

Është i rrethuar nga burimet e shumta ujore por prej 9 vitesh në fshatin Silarë të bashkisë e Gramshit banorët që jetojnë këtu nuk kanë ujë të pijshëm. Ata thonë se në vitin 2016 edhe dy burime ujore që ishin sajuar nga vetë ata për plotësuar nevojat për ujë të pijshëm u mbuluan si pasojë e ndërtimit të hidrovoreve duke e lënë fshatin pa ujë. Për këtë problem kanë vite që enden dyerve të institucioneve por deri më sot pa gjetur zgjidhje.

Prej vitesh kanë bërë thirrje për ndërhyrje por askush nu ki ka dëgjuar ndaj pranë tyre ishte kandidati për deputet i PSD Elbasan Erion Murataj i shoqëruar nga kandidati i Gramshit Erlind Marishta dhe Kandidati I Elbasanit Bruno Murtini.