Rreth dy muaj pasi u ngritën në protestë për shkollën e fshatit të tyre më në fund një lajm i mirë për banorët e fshatit Tregan . Në mbledhjen për buxhetin të mbajtur ditën e sotme me Këshillin bashkiak është miratuar kërkesa për të ndertuar një shkollë të re për fëmijët e këtij fshati të cilët prej 5 vitesh janë detyruar të shkojnë në shkollën e fshatit Kuqan për të marrë dije.
Shkolla e fshatit që mban emrin “Jonuz Çarçiu”, u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.
Më herët shqetesimin e banorëve në keshillin bashkiak e ka ngritur edhe kryetari i Socialdemokratëve të Elbasanit Erion Murataj.
Pas miratimit të buxhetit Muratajt falënderoi banorët e Treganit që nuk hoqën dorë nga e drejta e tyre për të pasur një shkollë të mirë për fëmijet e tyre.