Fshati turistik i Funarit i harruar nga investimet

0
652

Kjo rrugë nuk të çon në zona të pabanuara, por në një nga 100 fshatrat turistikë të Shqipërisë.

Pavarësisht se është përfshirë prej dy vitesh në programin e zhvillimit 100 fshatrat turistikë, Funari nuk ka njohur asnjë investim.Me qëllim për të tërhequr sa më shumë vizitorë për të disatën herë aty është organizuar “Funar Fest”.Banorët e zonës thonë se mungesa e investimeve në infrastrukturë ka krijuar mjaft probleme për zonën, e cila gjendet rreth 23 kilometra nga Elbasani.

Infrastruktura është problem, nuk është rruga e mirë,” thotë një banor.

“Ka probleme me rrugën, se kështu është zonë shumë e bukur,” thotë një banore.

“Na pengon shumë rruga,” thotë banorja.

Të tjerë shprehen se fshati po boshatiset.

Ora tv