Fshati Xibrakë në bashkinë Elbasan I harruar nga pushteti(Foto)

0
404

Fshati Xibrakë në bashkinë e Elbasanit ëshë lën në harresë prej më shumë se 30 vitesh. Fshati po boshatiset dita ditës ku nga 1000 shtëpi që ishin dikur  sot kanë mbetur vetëm 300 shtëpi . Edhe pse ka burime ujore të shumta  këtu asnjëherë nuk ka pasur ujë .

Përsa I përket investimeve në infrastrukturë ato nuk kanë ndodhur kurrë edhe pse zona është malore dhe e ka të nevojshmë rrugën për tu lidhur me qytetin e Elbasanit.

Për të mbërritur në këtë fshat apo për të dal prej tij është një sfidë e vërtetë pasi duhet të ecesh në këmbë rreth një orë,ndërsa automjetet e kanë të pamundur të kalojnë në rrugën provizore.

Vetë banorët shprehen se të jetosh në Xibrakë është shumë  e vështirë pasi mungon çdo shërbim I nevojshëm jetësor duke filluar nga infrastruktura deri tek shërbimi shëndetësor.

Ajo që është më shqëtësuese është se rruga e sajuar nga banorët kalon përmes një lumi dhe gjatë stinës së dimrit kur ka reshje ata mbesin të izoluar pasi është e pamundur të kalosh ne të .

Edhe fëmjët humbasin ditët e shkollës për shkak të largësisë dhe vëshirësisë  që jeta në këtë fshat ka./elbasaniflash.al

elbasaniflash.al
elbasaniflash.al

elbasaniflash.al