Ndërsa pjesa më e madhe e vendit po i gëzohet Ditës së Verës, disa fshatra në Bulqizë prej 10 ditësh ndodhen të bllokuar nga bora.
Siç mund ta shikoni dhe nga videot, një banor tenton të hapë rrugën me çizme.
Vlen të theksohet se muaji mars, si rrallë ndonjëherë, është karakterizuar nga mot i ftohtë me reshje shiu dhe dëbore.