Fshatrat e Elbasanit pa ujë të pijshëm!

0
308

Ndonëse jemi në vitin 2020 shume fshatra në Shqipëri vuajnë mungesën e ujit të pijshëm . Të tillë janë edhe fshatrat Balëz,Katund I ri ,Mlizë etj.

Prej shumë vitesh banorët e këtyrë fshatrave janë duke vuajtur mungesën e ujit të pijshëm dhe deri më tani situate duket e pashpresë.Për të pirë banorët pavarësisht kushteve ekonomike detyrohen ta blejnë, ose ta mbushin në burime shumë larg banesave të tyre.

Problem mbetet uji për të plotësuar nevojat e tjera si për të larë, apo vaditje .Në cezma uji vjen me intervale dhe jo mjaftushëm sa tu plotësojë nevojat. Vetë banorët thonë se uji vjen një herë në 2-3 ditë një orë.

Ndonëse disa herë kanë kërkuar ndihmë te ndërmarrja e ujësjellësit dhe pushteti lokal vec premtimeve asnjë masë nuk është marrë.

Një zgjidhje për banorët janë edhe puset, por papastërtia e tyre i detyron që ta blejnë ujin. Edhe pse fshati i ka pranë burimet ujore dhe shpesh është premtuar për një projekt që do ti japi zgjidhje zonës, duket se do të duhet kohë deri në realizimin e tij. Deri atëherë luten se Zoti do të tregohet bujarë me ta dhe do tu sjellë reshje./elbasaniflash.al