Fshatrat e Elbasanit tkurren me 26%.Largohen njerzit

0
71

Tani kur bota ka kthyer sytë nga bukuritë e Shqipërisë, fshatrat tona, sidomos ato me peizazhet e bukura malore të vendit, janë drejt zhdukjes për shkak të rënies masive të popullsisë në dekadën e fundit.

Rezultatet e Cens 2023 të përpunuara nga “Monitor” për 313 njësi administrative lajmërojnë se shumë shpejt, qindra fshatra do të jenë vetëm toponime.
Censi i dy viteve më parë në zonën rurale të vendit numëroi 1,146,098 banorë më 2023, me rënie 18.5% nga viti 2011.

Nga viti 2011 deri më 2023, popullsia në zonat urbane të vendit (61 qytete bashki) ka rënë me rreth 10%, ndërsa popullsia në zonat rurale (313 njësi administrative, ish-komuna) u tkurr me 18.5%.

Fshatrat e Elbasanit tkurren me 26%

Zona rurale e Elbasanit shtrihet në qendër të vendit dhe ofron diversitet të larmishëm, fushor, kodrinor dhe malor.

Të 41 njësitë administrative të qarkut numërojnë rreth 126 mijë banorë ose 26% më pak se në vitin 2011.

Një njësitë administrative Orenjë, Porocan, Tunjë, Pishaj, Lunik, Gracen, Sult, Shezë, Pajovë, Kukur, Skëndërbegas, popullsia ra ndërmjet 40-50%.
Fshatrat fushore dhe afër zonave urbane kishin rënie më të butë të popullsisë 9 dhe 20%.

Ashtu si në qarqet e tjera, zonat rurale të Elbasanit që kishin rënie më të madhe të popullsisë gjenden në terrene të thyera malore, pa shumë burime ekonomike, tokë të pakët dhe mungesë infrastrukture.

Për 36 njësi administrative, kryesisht në Veri, rënia e popullsisë ishte nga 50 deri në 84%, në 48 njësi administrative ose 15% e tyre, popullsia ka rënë nga 40-50%, në 80 njësi administrative ose 25% e totalit, popullsia ka rënë me 30-40% dhe në 72 njësi rënia ishte ndërmjet 20-30%. Vetëm 13 njësi administrative, shumica e të cilave afër Tiranës, që tashmë janë urbanizuar të tilla si Dajti, Kashari, Paskuqani etj., kanë shënuar rritje të popullsisë ndërmjet 2011-2023.

 

 

Popullsia rurale ka pësuar rënie më të fortë në zonën e Veriut. Në Bashkinë e Kukësit, popullsia rurale u tkurr me 34.5%, në atë të Shkodrës, me 33.9%, Lezhës me 29.8%.

Përveç Tiranës (ish-komunat e urbanizuara, Kashari, Dajti dhe Farka) popullsia rurale ishte me rënie në të gjitha qarqet. Tek ish-njësitë administrative të Tiranës, në disa raste, popullsia u dyfishua për shkak të zgjerimit të kryeqytetit dhe valës së ndërtimeve që janë shtrirë me ndërtesa shumëkatëshe edhe në periferi.

Rënia e popullsisë rurale ka qenë më e fortë në fshatrat larg zonave urbane. Në zonën rurale afër qyteteve dhe në zonat fushore, rënia ishte më e butë.
Në vitin 2023, popullsia rurale përbënte rreth 47% të popullsisë së përgjithshme, nga 49% që ishte më 2011.