‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

0
3

Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme per pergjedhjen e administratratoreve te rinj. Është vënë re një interes i madh, sidomos nga të rinjtë, për tu bërë pjesë e këtij procesi i cili u zhvillua me korrektësi dhe transparencë ku të gjithë aplikantët u testuan me shkrim, por edhe në aftësitë e tyre komunikuese dhe punën në ekip.

Pas përfundimit të procesit Bashkia e Elbasanit ka përzgjedhur administratorët e 17 Njësive Administrative, me përjashtim të Rajonit nr. 4 në qytet ku ende nuk ka rezultuar asnjë fitues, në të gjithë njësitë e tjera janë shpallur administratorët e rinj, apo ata që u rizgjodhën.

Sa më sipër, në Rajonin nr. 1 te Qytetit është riemëruar Andromeda Poloska e cila prej pak kohësh ishte vendosur në këtë detyrë dhe u bë pjesë e konkursit për të riqëndruar.

Në Rajonin nr. 2 largohet Elsid Zyma dhe në vend të tij është emëruar znj. Eltjona Kolla.

Në Rajonin nr. 3  është rizgjedhur Fatjon Hasalla.

Në njësinë nr. 5 largohet Dritan Pisha dhe në vend të tij emërohet Agron Lulaj.

Në njësinë nr. 6 largohet Gëzim Keci dhe emërohet Luan Rama.

Në Funar Oltion Haka largohet ndërsa vendin e tij e merr Fisnik Bozha.

Në Gracen largohet Fadil Salla ndërsa emërohet Detin Haka.

Në Bradashesh largohet Andi Lici dhe emërohet Edmond Muça.

Gjergjani dhe Shirgjani hiqen Resul Hoxha dhe Ylli Dushku të cilët largohen dhe në vend të tyre për të vazhduar këtë mision vijnë Alfred Mukja dhe Ibrahim Roçi.

Tregan, largohet  Manjola Rexhepi  vjen Mërkur Kaçi.

Në Shushicë largohet Gëzim Ruda dhe emërohet Sokol Sinani .

Në njesinë administrative Labinot Fushë, iken Jonuz Qosja ne detyren e administratorit shpallet fitues Islam Kaculi.

Në Papër, Gjinar, Zavalinë dhe Labinot Mal, kanë rezultuar fitues administratorët aktualë të cilët detyrën e kishin marrë prej pak kohësh dhe kërkojnë ende kohë për të plotësuar misionin e tyre.

Përkatësisht në këto zona do të administrojnë Arjan Vrapi, Emanuel Hida, Ervis Dedja, Ylber Kuçi.