Kombëtarja shqiptare pas fitores ndaj Hungarisë, do të përballet me San Marinon, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës, në orën 20:45 për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.
FSHF ka publikuar edhe çmimet e biletave: Çmimet e biletave variojnë nga 500 lekë të rinj që janë të inkuadruar pas porte dhe çmimi më i lartë është në tribunën VIP me koston e 12,000 lekësh të reja. /abcnews.al/