26.4 C
Elbasan

Ftesa e Ramës për Bashën prish zgjedhjet, Artan Fuga: Rikthim në shtetin totalitar

Shkruan: Artan Fuga

Tentativë për rikthim në shtetin totalitar ()
Mua m’u duk se dje në thirrjen që kryeministri i bëri kryetarit të opozitës për t’u bashkuar në qeveri, kishte një tentativë publike për t’i prishur zgjedhjet!

Megjithë mbulimin e kësaj me gjoja dëshirën për bashkëpunim. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës nuk bëhet në një qeveri të përbashkët, por atëhere kur qeveria qeveris dhe opozita bën opozitën. Qeveria qeveris si duhet dhe opozita bën opozitë të fortë sigurisht konstruktive për qytetarët.
Kërkesa gjoja për bashkim midis opozitës së sotme dhe partisë që ka në dorë qeverinë e sotme, se nesër roli i tyre kjo varet nga votat tona, nën termin e bashkimit të shqiptarëve, është një mentalitet totalitar, ku nën batanijen e solidaritetit nuk ka më pastaj alternativa, kritika, transparencë.

Prandaj, ndarja qeveri – opozitës është alfa dhe omega e demokracisë, kurse futja e të dyjave në një qeveri është në rastin tonë dhe të shumicës dërmuese të vendeve një kthim në “unitetin e çelniktë të popullit rreth partisë”.
Kombi bashkohet rreth shtetit dhe jo rreth qeverisë të kujtdo partie qoftë. Asnjë përçarje nuk sjell demokracia nëse nuk ndodh si tani që partia kap qeverinë dhe shtetin. Në këtë rast përçahet kombi. Ca të nënës dhe ca të njerkës!
Prandaj e konsideroj këtë thirrje edhe si një nëpërkëmbje të ne qytetarëve. Pse?

Kanë gjashtë muaj partitë politike duke përfshirë dhe partinë e kryeministrit që përgatisin qytetarët për zgjedhje, për alternativa, pas dy vjetësh kur opozita nuk është më në Kuvend dhe në Pushtetin Lokal, dhe tani, një javë para zgjedhjeve kryeministri bën ftesë që e gjitha kjo betejë politike të quhet një hiçmosgjë. Një lojë sa për të ardhur në fakt te prishja e zgjedhjeve me anë të thirrjes për bashkimin e partive në një qeveri të përbashkët nesër.

Sepse lind pyetja: për cilin do të votojnë qytetarët nëse opozita e sotme dhe partia e sotme që ka qeverinë dhe shtetin, deklarojnë se do të jenë bashkë në qeverinë e nesërme?
Kjo është pikërisht një thirrje që zgjedhjet dhe pluralizmin ta çosh në humnerë siç ka shkuar këto vite kur në Kuvend në vend të opozitës kishim në shumicën e rasteve, me ndonjë përjashtim, vetëm dordolecë politikë.

Nëse nesër opozita dhe partia e shumicës bëjnë qeveri të përbashkët përsëri ne si qytetarë dalim të gënjyer sepse në zgjedhje pra tani na thuhet se ato janë alternativa të kundërta, ne votojmë dhe nesër sipas kësaj thirrjeve vullneti i qytetarëve që votojnë, nga të dy krahët, hidhet në kosh.
Dhe mbi të gjitha, kush do të ishte zëri i qytetarëve kritikë nesër kur nuk do të kishim më opozitë jashtë qeverisë? Kjo do të ishte një ndarje e tortës nga të gjitha partitë, një kthim pas në shtetin totalitar ku nuk do të mbetej më asgjë nga pluralizmi politik, pra nga fillesat e demokracisë të viteve ’90.

Prandaj, thirrja e djeshme është e papranueshme nga ne qytetarët! Dhe duhet denoncuar si tentativë publike për të na hequr të drejtën për të zgjedhur sikurse kemi vite që na e kanë vjedhur këtë të drejtë.
Kemi një rikthim në mendësitë e totalitarizmit ku nuk ka opozitë, kurse opozita e nesërme, partia socialiste e çliruar nga skorjet totalitare, apo partia demokratike, apo kushdo parti tjetër, ka detyra të mëdha për të kryer, shumë më të mëdha sa të fusi kokën në qeverisje dhe dorën në xhepin e buxhetit të shtetit.

Pyet ndonjëri: Por, poqese asnjera nga partitë e sotme nuk fiton dot aq vende në Kuvend sa të qeverisë me koalicionin e vet? Si i bëhet? Ka një zgjidhje të thjeshtë fare: Shkojmë në votime në qershor përsëri. Derisa sita të shoshisë atë që duhet!
Ne e dimë si qytetarë si ta zgjidhim këtë çështje: Rishkojmë në votime. C’i gjeti kosovarët që votuan nja dy a tre herë në pak muaj? Asgjë! Në vend të rropateshin si ne me vite pa opzitë, me zgjedhje me një kandidat monist. U mësuan keq tani këta në pushtet dhe u duket opozitarizmi si fermë ujqish, dhe opozitarët si çakej, ujq, derra, sepse metafora idilike e totalitarizmit është e bariut që ruan delet në vathë.

Lajme të tjera

Valë sulmesh në Kolumbi, bomba dhe të shtëna me armë! Shtatë të vdekur, mbi 50 të plagosur

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh të koordinuara në jugperëndim të Kolumbisë, raportojnë...

Ancelotti arrin fitoren e parë në krye të “Seleçaos”, Brazili dhe Ekuadori ‘prenë’ biletën për në Botërorin 2026

Carlo Ancelotti ka arritur fitoren e tij të parë si trajner i Brazilit, duke udhëhequr “Seleçaon” drejt një triumfi të rëndësishëm 1-0 ndaj Paraguajit...

Hapen 42 kutitë e qarkut Dibër, KAS rinumëron votat preferenciale të PD

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka nisur numërimin e 42 kutive të qarkut të Dibrës. 42 kutitë do të hapen për rinumërimin e votave të PD-...

Detyronin vajzat të kryenin marrëdhënie me investitorë, drejtuesit e një kompani të “meditimit seksual” shpallen fajtore në gjyqin për punë të detyruar

Udhëheqëset e një kompanie amerikane për mirëqenie të grave, e fokusuar te seksi dhe e njohur për promovimin e “meditimit seksual”, janë shpallur fajtore...

Shëngjin/ Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drogërave të forta, në pranga dy të rinj nga Kosova dhe një francez

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, duke goditur një rrjet të organizuar të shpërndarjes së drogës në zonat...

Letoni-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, kuqezinjtë e pësojnë në fundin e fraksionit

Letonia 0-0 Shqipëria Shqipëria do të përballet me Letoninë në Riga, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare,...