Fuga-Mazniku skemë tenderash në Bashkinë e Veliajt me kompaninë “INET Albania” (Dokumentet)

0
2

Një seri kontratash publike të fituara nga kompania INET ALBANIA sh.p.k në institucionet e varësisë së Bashkia Tiranë ngre pikëpyetje mbi përqendrimin e fondeve, nivelin e konkurrencës dhe rrjetin e marrëdhënieve që mund të kenë ndikuar në këto procedura.

Të dhënat zyrtare të prokurimeve tregojnë se kompania ka përfituar disa tendera të lidhur me sisteme digjitale, platforma menaxhimi dhe shërbime teknologjike për strukturat e Bashkisë Tiranë dhe ndërmarrjet e saj.

Sa para publike ka marrë kompania?

Sipas të dhënave të publikuara në portalin e monitorimit të prokurimeve Open Procurement Albania, INET ALBANIA rezulton fituese në 4 procedura të zhvilluara nga institucione të Bashkisë Tiranë, me një fond limit total prej rreth: 84,733,327 lekë (pa TVSH).

Këto kontrata lidhen kryesisht me digjitalizimin e shërbimeve të parkimit dhe platformat e analizës së të dhënave.

Tenderat kryesorë të fituar

Platforma e shërbimeve të parkimit – Tirana Parking

Autoriteti: Tirana Parking
Objekti: Digitalizimi i abonimeve, shërbimit rezident dhe taksive
Vlera: 10,000,000 lekë
Statusi: Fitues i shpallur

Platformë për metodat alternative të pagesave të parkimit

Autoriteti: Tirana Parking
Vlera: 10,756,666 lekë
Statusi: Kontratë e lidhur
Shënim në sistem: “Lack of competition” (mungesë gare)

Platformë për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave institucionale

Autoriteti: Bashkia Tiranë
Vlera: 29,143,328 lekë
Statusi: Kontratë e lidhur

Projekt tjetër digjitalizimi për shërbime publike

Autoriteti: Njësia Vendore Tiranë
Vlera: pjesë e totalit të sipërpërmendur

Një kompani pa histori tenderash jashtë Bashkisë?

Nga kërkimet në regjistrat e tenderave, INET ALBANIA nuk rezulton me fitime të tjera të rëndësishme në institucione qendrore apo bashki të tjera në të njëjtën periudhë.

Kjo do të thotë se pothuajse i gjithë portofoli i kontratave publike të saj lidhet me Bashkinë Tiranë.

Kompania rezulton e blerë në vitin 2020 nga administratori aktual Erton Graceni, njeriu i besuar i Endri Fugës dhe Arbian Maznikut. Fitimet e para të tenderave nisin menjëherë në vitin pasardhës.

Ku lindin pikëpyetjet?

Investigimi ngre disa pyetje legjitime publike të thjeshta:

Pse nuk ka ka pasur konkurrencë në këto procedura?

Në disa raste sistemi shënon mungesë gare ose skualifikim të operatorëve të tjerë.

Pse u përqendruan kaq shumë kontrata digjitale në një kompani të vetme si Inet?

pse të gjitha kontratat lidhen me fusha të ngjashme: platforma, sisteme IT dhe menaxhim të dhënash.

Marrëdhëniet personale mes Lali Erit dhe Endri Fugës dhe Arbian Maxnikut, bënë të mundur 4 tendera për Gracanin e Fugës. Gjatë karrierës së tij në zyrën e Kryeministrit Rama të paktën zyrtarisht nuk rezultonte i përfshirë në akuza të tilla.

Gjithashtu u verifikua se në dosjet e tenderave mungonte numri i operatorëve pjesëmarrës dhe arsyet e skualifikimeve dhe oferta fituese ishte afer fondit limit.

Nga Dosjet e tenderave mungonte numri i operatorëve pjesëmarrës dhe arsyet e skualifikimeve dhe oferta fituese ishte afer fondit limit.

• kompania INET ALBANIA sh.p.k
• administratori Erton Graceni
• përfaqësues të Bashkisë Tiranë
• dhe personave të përmendur publikisht, duhet të japin versionin e tyre mbi këto procedura ./Publik.al