Nga Erion Murataj!
Zari në botëkuptimin e masës ka lidhje me bixhozin.
Në fakt ai, pra zari dhe përgjithësisht zarat duan një dorë për tu hedhur.
E kush është mësuar ti hedhi kuptohet që ka marrdhënie të mirë me dorën.
Mirëpo zarat e harrojnë këtë detaj dhe mësohen me dorën, pavarësisht se ajo ka disa funksione për burat.
Problemi për zarat janë BURRAT që s’dijnë të përdorin dorën por që të nxjerrin në ’12 të natës bojën e numrave që ke luajtur për mjeshtrin e dorës për vite me rradhë.
Me ta as Zoti s’të bën dot derman se në vend të dorës për të të hedhur merr ndonjë gje tjetër si i tredhur.
Problemi në atë moment është si t’ia bësh me emrin që si zar e ke kamufluar me numra.
Një hall të tillë s’ta zgjidh dot përdoruesi i dorës që tani e përdor këtë të fundit për ndonjë gjë tjetër .
Dhe pasi numrat s’kanë vlerë dhe mund të lëshosh ca nga ato, ti mendon se ja dole që me 20% apo me disa numra të ruash emrin?
Këtu gabon !
S’ka mbaruar akoma. ?
Duhet ti bënit mirë llogaritë para se të ishit zara
Fërkuesi me licensë mund të fshijë numrat për të ruajtur emrat por do duhet të bëjë dhe një shërbim tjetër.
Pa pasur nevojë për dorën do duhet të turret për atë që s’përdor dorën.
Njëlloj si zarat dikur!
Nderi i takon BURRAVE ndërsa dora burave .
Zarat?
Ata thjesht meritojnë një fund pa nder dhe emër.
Me bindjen se do shërbeni mirë këtë herë mos harroni …
– Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë!