Fundjava, fluks turistësh në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

0
296

Investimet e kryera në kuadër të Rilindjes Urbane e kanë transformuar Divjakën, si dhe kanë shtuar fluksin e turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën Divjakën për të kaluar fundjavën. Qytetarët frekuentuan hapësirat e parkut për arsye tashmë të njohura si bukuritë natyrore, ajri i pastër, si dhe këndet e lojërave për fëmijë të ndërtuara nga bashkia pikërisht për të bërë të mundur që çdo moment të shijohet në maksimum.

Gjithashtu shumë prej qytetarëve vizituan kullën 360 gradë dhe shijuan shëtitjet me varka.

Në sajë të programit kombëtar të Rilindjes Urbane, në Divjakë është rivitalizuar sheshi qendror dhe akset kryesore, është realizuar shëtitorja Divjakë – Pishat, është ndërtuar  unaza bujqësore Divjakë – Mertish – 3 Urat e të tjerë.

Investimet kanë ndikuar jo vetëm në zhvillim urban të qytetit, por edhe në zhvillimin e bujqësisë apo lidhjes së qendrës urbane me zonat rurale.

Rehabilitimi i shëtitores Divjakë-Pishaj, së bashku me rehabilitimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, i kanë shërbyer jo vetëm banorëve të Divjakës, por edhe shtimit të fluksit të turistëve në këtë zonë

Atsh