Fundjava me mot të paqëndrueshëm, e shtuna me shi, e diela me vranësira

0
111

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Dita e shtunë, sot, parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimi. Reshje shiu që në ortë e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e  shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit lokalisht reshjet fitojnë intensitet deri të lartë, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Dita e diel parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës.

Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë. Deti i forcës 3-4 ballë.