Fundjava/ Merr biçikletën në qendër të Parkut e shëtit Kodrën e Divjakës

0
287

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ftoi qytetarët të vizitojnë kodrën e Divjakës, një pikë ku shikon në pëllëmbë të dorës bukuri të jashtëzakonshme, si dhe të bëjnë pazarin e javës me perime të freskëta.

Braçe apelon se Divjakën nuk mund ta shohësh me në vizitë. “Shihe hartën këtu: ka rrugë në Kodër, unë them ta bëni me biçiklete sportive; ka 9 liqene mes gjelbërimit dhe pyllit të gjinarukës, bimësisë se harlisur, ajër i pasur dhe një bukuri e madhe, nga aty në Lagunë, Park e det. Betonin e qytetit e ke, zallin shtrenjtë të Palesës e provove dhe e pagove; Tani provo natyrën siç zoti e bëri. Pra, veç guidës me varka në kanalet e Parkut të Madh, guidës brenda në park nëpër shtigjet e tij, ecjes ne pedonalen e drunjtë e ngjitjes në Kulla 360 G, merr biçikletat në qendër të Parkut e bëj Kodrën. Mos harro Kishën e Shën Thanasit në Karavasta”, u shpreh Braçe.

Braçe shprehet se rruga është panoramike.

“Në fund mos harroni dy gjëra. E para, bëni pazarin e javës me perime të freskëta tek tregu i madh, kur del nga Divjaka tek tregu i madh i xhaxhi Minait. E dyta, mbaj distancën fizike nga tjetri dhe laj duart, kaq”, shprehet ai

“A po, për të gjithë ata qe i bezdis 15 minuta rrugë edhe për pak në gjendje jo të mirë dhe e ngarkuar sa s’ka për shkak të kamionëve pafund te eksportit, po ju tregoj rrugën e tretë për në Divjake. Rruga e kodrës. Nuk kthehesh në rotondën e Çermës, kthehesh në rotondën e Grabianit, vjen në Tre Ura, Stravec, ngjitesh në Kodër në Germenj, përshkuan Kodrën, poshtë liqenit të madh, në minutën e 13 je në Divjakë”, tha ai. /j.p/