Presidenti Ilir Meta po e kalon fundjavën në det.
Në një video të postuar në facebook Meta shfaqet duke pedaluar një pedalone duke përcjellë dhe një mesazh për të gjithë ndjekësit.
‘Përshëndetje të dashur miq, – thotë ai. – Më mirë me pedalone sesa me jaht apo me skaf, sepse i forcon këmbët për të ngjitur male më të larta, por edhe nuk harxhon karburant.”
Ndërkohë kryeministri Edi Rama uroi ndjekësit e facebook me një video nga fshati i nonës.
oranews