Fundjavë me mot të qëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat

0
20

Fundjava do të jetë me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar. Meteorologu Hakil Osmani thotë se të shtunën do të ketë një rritje temperaturash me dy gradë, me maksimume deri në 35 gradë. Ndërsa e diela do të shënojë sërish rritje të temperaturave.

“E shtunë mbetet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë 24 orëshit, duke bërë që kemi dominim të kthjellimeve gjatë paradites, kalime të lehta vranësirash më të dukshme në pjesën e dytë te ditës por nuk priten reshje. Sa i përket temperaturave të ajrit, mesdita do të sjellë rritje me 2 gradë, duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen edhe në vlerën 35 gradë celcius në qarqet e Elbasanit, Fierit dhe Beratit. Do të vijojë rritja e temperaturave edhe të dielën duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 36 gradë apo lehtësisht të tejkalohet edhe kjo vlerë. Do të kemi rritje të temperaturave edhe në orët e para të mëngjesit duke bërë që që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë 14 gradë. E diela do të sjellë dominim të kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat do të jenë prezente në zonat malore.”, u shpreh ai.