Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Por, për ditën e nesërme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe kryesisht zonën e qendrës deri në orët e mesditës reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë. Këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike cka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urban
Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12 ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.
Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme në të dyja vlerat (si në ato darkës ashtu dhe ato të mesditës). Në relievet malore vlerat minimale pritet të arrijnë vlerat deri në 7 grad celcius ndërsa ato të mesditës jo më shumë se 22-24 grad përgjatë ultësirës perëndimore. Vlera këto që janë disa gradë më pak sesa mesatarja mujore klimatike për vendin tonë.