
Me qëllim fuqizimin e gruas në Shqipëri si dhe gjithëpërfshirjen e grave dhe vajzave në vendimarrje është organizuar ditën e sotme nga Forumi i Gruas Elbasan një takim me gratë dhe vajzat të cilat kanë kontribute të ndryshmë në fushën e politikës, ekonomisë-sociale etj.
Presidentja e Forumit të Gruas në Elbasan Shpresa Banja gjatë fjalës së saj vuri theksin tek rëndësia që ka përfshirja e grave dhe e vajzave në procese vendimarrëse. Znj. Banja përsëriti thirrjen e bërë edhe më parë për grat dhe vajzat jo vetëm të qarkut të Elbasanit por të të gjithë vendit që të luftojnë për të drejtat e tyre dhe më thelbësorja të mos lejojnë që askush ti shkeli ato.
Ky aktivitet synoi të rigjallëronte diskutimin rreth nivelit te përfshirjes së grave në pozicione vendimmarrëse në nivele qëndrore dhe lokale të qeverisjes, të rriste ndërgjegjësimin dhe angazhimin e grupeve të interest në përpjekjet për të siguruar përmirësimin e përfaqësimit të votuesve në zgjedhjen e grave në vendimmarrje.
Gjatë takimit u zhvilluar edhe diskutim mes pjesmarrëseve mbi rëndësinë që ka përfshirja e femrave ne proceset vendimarrëse.
