Furgoni që transportonte nxënës përplas një 7-vjeçare në Lezhë, e mitura niset drejt Traumës

0
64

Një aksident i rënd është regjistruar në Shënkoll të Lezhës

Një furgon që transportonte nxënës ka përplasur një fëmijë të moshës rreth 7 vjeç duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në trup. Burime nga spitali bëjnë me dije se 7-vjeçarja si pasojë e dëmtimeve është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale. Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l) Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.

 

Top Channel