Furrat rrisin çmimin e bukës? Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimet nëpër subjekte

0
22

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të bukës pas ankesave se nëpër furra janë rritur çmimet e bukës masive. Me qëllim evidentimin e çdo shkeljeje abuzive në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës në tregje, autoriteti lajmëron se grupet e inspektimit kanë nisur nga puna në terren, shkruan A2 CNN. Ngritja e çmimeve në mënyrë abuzive, sipas Autoritetit të Konkurrencës, përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë.

Kujtojmë se në muajin prill Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimet e reja të shitjes së energjisë elektrike për furrat e bukës, sipas kategorive: 7.6 lekë/kWh (kilovat-orë) për kategorinë e parë furra buke, për subjekte furra buke e pastiçeri 9.5 lekë/kWh (kilovat-orë) dhe për ato subjekte që ofrojnë dhe shërbim kafe 12 lekë/kWh (kilovat-orë). (A2 Televizion)