“Furtunë” në komisariatin e Krujës, pezullohet e gjithë struktura drejtuese pas dhunës ushtruar nga fisi Rraja

0
88

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku realizuan një takim kokë më kokë për rreth 5 orë ditën e sotme, ku kanë vendosur që të këtë ndryshime rrënjësore për të gjithë linjën drejtuese të komisariatit të Krujës.

Komisariati i Krujës pritet t’i nënshtrohet një hetimi, ndërkohë që paralajmërohen dhe masa ndaj drejtuesve të këtij institucioni të cilët kanë neglizhuar detyrën, fillimisht duke e fshehur si ngjarje dhe duke tentuar ta kalojnë si një sherr banal.

e gjithë struktura drejtuese e komisariatit Krujë është pezulluar.

Sakaq, shefi i komisariatit dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të këtij komisariati do zëvendësohen me të rinj.

Policia në njoftimin zyrtar të ditës së sotme u shpreh se: “Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati.”