“Furtunë” në Policinë e Shtetit! Pas Tiranës, ndryshohen shefat e komisariateve nga veriu në jug (EMRAT)

0
2

Pas ndryshimeve të shefave të komisariateve në kryeqytet, kryepolici Ilir Proda ka vendosur të transferojë edhe shefat e disa nga komisariatet në vend duke nisur nga Dibra deri në Sarandë.

Proda ka bërë disa emërime të reja si dhe rotacione mes drejtuesve të strukturave të rendit. Lëvizjer përfshijë edhe edhe Policinë Kufitare, jo vetëm shefa komisariatesh.

Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin

Leonard Ndreka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh

Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Gentian Dedej është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec

Faik Ruko do të jetë shef i Komisariatit të Policisë Korçë

Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër

Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë

Ferit Merkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Himarë

Kliton Zharri do të jetë shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik