Fotogaleri / Fushë – Studen fshati piktoresk që duhet vizituar patjetër në qarkun e Elbasanit

0
415

Fushë Studën është një fshat turistik në verilindje të Shqipërisë, prej vitit 96 është nën juridiksionin e qarkut Elbasan pasi më parë ishte pjesë e rrethit të Dibrës.Në vitin 2008 Me vendim te Keshillit te Ministrave nr.640 date 21.05.2008 u be shpallja e zonës Park Kombetar nën emrin e vargmaleve “Shebenik-Jabllanice” dhe Fushë Studën tashmë bën pjesë në Parkun Kombëtar më të madh në Shqipëri.


Fushë Studna është një ndër attraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë , ndodhet pothuajse në qendër të tij.Ajo çka e bën të veçantë këtë fshat është natyra e virgjër dhe pyjet e paprekur, gjithashtu lugina e Fushë Studnës e cila ka nje gjërësi të konsiderueshme , dhë më e rëndësishmja është se në të nuk ka asnjë grimcë beton të derdhur pa kriter.


Simboli I Fushë Studnës është liqëni I saj, I cili ndodhet përballë fshatit rrëzë pyllit të ahut, çka I jep atij një pamje tëpër piktureske, dhe tërheq mijëra turistë në vit të huaj dhe vëndas. Fushë Studën nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrorë, rekrative, traditat dhe kulturat, ka mundësuar dhe mundëson një turizëm malorë të veçantë. Turizmi deri tani është më shumë i planifikuar dhe spontan. Ardhja e vizitorëve, për gjueti, peshkim në ujera malore, ecje sportive, alpinizëm, tregon se Fushë Studën është një ndër vendet më të perferuara të Parkut për vizitore të huaj dhe vendas.

Fshati Fushë-Studën nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrorë, rekreative, traditat dhe kulturat, mundëson një turizëm të veçantë. Turistët në këtë vend mund të shijojnë, peshkim në ujërat malore, ecje sportive, alpinizëm dhe shumë atraksione të tjera që ky vend ofron.