Fusnin drogë, pije alkolike dhe femra në burg” arrestohen punonjësit

0
2655

Fusnin në qeli,raki
telefona, drogë dhe
hashash, kapen 17 të
dënuar mes tyre e “Gaxhai”
Operacioni i drejtuar nga prokuroria e Elbasanit, ka çuar në pranga 8 punonjës të policisë së Burgjeve dhe 17 persona të dënuar që aktualisht janë duke vuajtur dënimin.
Nga një hetim i kryer prej disa muajsh në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, është provuar se në burgjet si Elbasan, Peqin dhe Korçë, të dënuarit me ndihmën e punonjësve të policisë së burgjeve, fusnin drogë, pije alkoolike, telefona dhe femra që nuk i përkasin rrethit familjar.
Mes personave të arrestuar, është dhe Gazmend Braka, alias “Gaxhai”.
Ndërsa ka dhe të dënuar të tjerë që janë arrestuar për futjen në qeli të sendeve të paligjshme.