Penelope Cruz di gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen dhe të bëhet kryefjala e mediave rozë.
Paraqitja e saj në hapjen e edicionit të 78-të Festivalit të Filmit në Venecia u rendit ndër më të mirat e natës së parë të eventit të rëndësishëm.
Fustan i zi i gjatë prej mëndafshi u cilësua si një nga veshjet më të bukura të këtij eventi madhëshor dhe e veçanta është puna që është dashur për krijimin e tij me dorë, plot 300 orë punë nga marka presigjioze Chanel.
Aktorja hollivudiane është një fanse e punimeve me dorë dhe ka zhvilluar një vlerësim shumë të madh për punën e bërë:
“Unë kam qenë në atelie shumë herë gjatë viteve, duke vizituar të gjitha gratë që krijonin veshjet, dhe shumë herë i kam parë një ditë para shfaqjes. Ata kurrë nuk e lënë fustanin nëse nuk është 100 përqind i përsosur.”
Fustani që ka veshur Penelope për premierën e filmit në tapetin e kuq është pjesë e koleksionit Vjeshtë-Dimër 2021-2022 të Chanel.
© SYRI.net