Kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi dha mbrëmë dy pasime për dy gola në triumfin mbi Vilarealin 4-1.
Argjentinasi në javën e 34-t të kampionatit të Spanjës dha pasimet për golat e Luis Suarezit dhe Antoan Grizmanit dhe arriti në 19 të tilla, një rekord personal për Mesin.
Në sezonin 2010-11 dhe 2014-15, Leo ka bërë 18 pasime të tilla, që ndryshe quhen edhe asist.
Këtë sezon, Mesi ka bërë 27 gola dhe 24 asiste në 38 ndeshje.
atsh