Trajneri portugez i futbollit, Jose Murinjo mbrëmë festoi fitoren e 200-të, pasi udhëhoqi Totenhamin në triumfin ndaj Evertonit (1:0) në ndeshjen e javës së 33-të të Premier Ligës dhe kjo për Murinjon ishte një arritje e madhe në ligën elitë të futbollit anglez.
Vetëm trajneri tjetër, britaniku Aleks Ferguson kishte arritur 200 fitore në Premier Ligë.
Portugezi ka qenë trajner edhe i Chelsea dhe i Manchester United.
atsh