FUTBOLL – Një fanellë e Modriç shitet 7 000 euro

0
270

Klubi spanjoll i Realit të Madridit vendosi që për çdo ndeshje të luajtur, të vendosë në ankand fanellat e lojtarëve të tij.

Paratë e grumbulluara do të shkojnë në fondin e klubit për projekte sociale dhe sportive.

Kështu për shembull, fanella e Luka Modriç nga ndeshja e kësaj jave me Eibar, u shit për 7 000 euro.

Ky është çmimi më i lartë i paguar për një fanellë të Real Madridit në përgjithësi.

Tani, për shkak të koronavirusit, pas ndeshjeve futbollistët nuk guxojnë t’i shkëmbejnë fanellat e mbajtura me kundërshtarët e tyre, kështu që ato mbesin në klub.

Më pas fanellat do të shkojnë në pastrim të posaçëm me mjete dezinfektuese, e më pas në ankand në faqen e internetit të kompanisë MWC, e cila ka marrëveshje me fondin.

Fanellën e Modriç e bleu një qytetar amerikan.

Në të njëjtën kohë, fanella e Eden Hazar është shitur për 3 200 euro, ndërsa ajo e Eder Milito arriti çmim e 839 eurove.

atsh