Golashënuesi i Liverpoolit, Mohammed Salah tha se klubi pas tre dekadash arriti të fitojë titullin e Premier Ligës falë mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve.
Në deklaratën që e transmetoi faqja zyrtare e klubit, Salah tha se ‘’nuk mund të përshkruajë ndjenjat pas fitimit të titullit’’.
“Kjo është ndjenja më e jashtëzakonshme për të gjithë ne, ndërsa veçmas për tifozët. Nuk do të arrinim këtë pa mbështetjen e tyre. Së bashku si lojtarët edhe tifozët arritën sukses të madh”, tha Salah.
Duke kujtuar ardhjen e tij në Liverpool, Salah tha se ai e kujton se ka thënë se dëshironte të sillte titujt e Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës në Anfield ndërsa gazetarët me këmbëngulje i kërkonin që të vendosë se cilin titull dëshiron të fitonte.
“Tani mund të them se arrita t’i fitojë të dy trofetë”, tha 28-vjeçari Salah.
atsh