FUTBOLL – UEFA gjobit “Olympique de Marseille” me 3 milionë euro

0
280

UEFA gjobiti klubin francez Olympique de Marseille me tre milionë euro dhe do t’i konfiskojë 15% të të ardhurave europiane për dy sezonet e ardhshme, për shkak se klubi nuk ka përmbushur detyrimet financiare.

Në njoftimin e bërë nga UEFA, sqarohet se klubi francez ka shkelur rregulloren “Financial Fair Play” të qershorit të vitit 2019.

Sipas kësaj rregulloreje, “Olympique de Marseille” është gjobitur me tre milionë euro, ndërsa në sezonet 2020-2021 dhe 2021-2022 do t’i konfiskohen 15% të të ardhurave nga kupat europiane.

Gjithashtu, skuadra e klubit francez është kufizuar me 23 lojtarë në tre sezonet e ardhshme.

“Olympique de Marseille” do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

atsh