
Një nga agjentët më të famshëm në botën e futbollit, Mino Raiola ka ndërruar jetë para dy ditësh. Raiola u largua nga kjo botë në moshën 54-vjeçare, ndërsa emri i tij do të mbahet gjatë në mendjen e tifozëve të futbollit, por edhe të klubeve.
Agjenti italo-holandez ka pasur nën menaxhim të tij dhjetëra futbollistë të famshëm, ku të gjitha klubet që kanë punuar me të e kanë konsideruar si shumë të vështirë për të gjetur gjuhë të përbashkët.
Megjithatë shumë pyetje ka pasur nga tifozët e futbollit se çfarë do të ndodhë tani me futbollistët që ishin nën menaxhimin e Minos pas vdekjes së tij. E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se të gjithë futbollistët do t’i mbeten besnik agjensionit të Raiolas.
Përveç të ndjerit Mino, në këtë agjension me futbollistët ka punuar edhe kushëriri i tij Vincenzo Raiola, ku tani e gjithë barra do të jetë mbi supet e tij.Nga Zlatan Ibrahimovic te Erling Haaland, Mario Balotelli, Gianluiggi Donnarumma, Marco Verratti, Matthijs de Ligt, Paul Pogba, Denzel Dumfries, Ryan Gavanberch, Stefan de Vrij e të tjerë futbollistë i kanë premtuar besnikëri agjensionit dhe do të vazhdojnë të mbetën aty.
