Futbollistja shqiptare bëhet “galaktikja e parë”, firmos zyrtarisht me Real Madrid

0
224

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ka nënshkruar me klubin e futbollit të femrave të Real Madrid.Nëpërmjet rrjetit social Facebook ajo është shprehur se asgjë nuk është e pamundur.Transferimi i saj në kryeqytetin spanjoll është konfirmuar nga vetë lojtarja, por edhe nga klubi.

Tacon, që këtë sezon do të marrë emrin e Real Madrid ka zyrtarizuar afrimin e parë që mban emrin e Kosovare Asllanit. Asllani përfaqëson Suedinë dhe ishte njëra nga yjet e Kupës së Botës në Francë, ku fitoi medaljen e bronztë me ekipin përfaqësues.

“Po ju njoftoj se do të jem nënshkrimi i parë zyrtar për Real Madrid Jam e emocionuar për të shkruar historinë, për të ndihmuar skuadrën dhe të jem pjesë e këtij udhëtimi të ekipit nga fillimi.Do të jetë një ëndërr për të veshur fanellën më të bukur në botë nga sezoni i ardhshëm, HALA MADRID”, ka shkruar Asllani në Tëtter.

E.Ç (Dosja.al)