Aktori i famshëm italian, Gabriel Garko disa ditë më parë shkaktoi zhurmë të madhe kur foli për bindjet e tij seksuale.
Ai zbuloi brenda shtëpisë së famshme “Grande Fratello Vip” se është homoseksual.
Por së fundmi në një intervistë për emisionin “Verissimo” ka dhënë detaje të pathëna më parë për jetën e tij.
Garko ka zbuluar historinë e tij të parë të dashurisë me një djalë që quhej Riccardo, me të cilin ka qëndruar 11 vite.
“14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Unë e Riccardo jetonim bashkë, por ishte një situatë false. Kur vinin miq në shtëpi, ai në fund të mbrëmjes bënte sikur po ikte dhe sigurisht që më pas kthehej. Kur dilnim apo iknim me pushime, ishim gjithmonë në grup. Por kemi qenë bashkë 11 vite”, ka treguar aktori i famshëm.
Gjithashtu ai ka rrëfyer që familja e tij dinte gjithçka dhe e ka mbështetur në këtë rast.
“Prindërit dhe motrat e mia nuk më kanë gjykuar asnjëherë për zgjedhjet e mia, përkundrazi më kanë mbuluar dhe mbrojtur gjithmonë”- ka treguar aktori 48-vjeçar.
Mes shumë historive të shumta të dashurie që ka pasur Garko flet më shumë dashamirësi për aktoren Eva Grimaldi.
“Unë dhe Eva kemi jetuar bashkë 8 vjet, kemi qenë çift në gjithçka, por vetëm seksi mungonte. Kemi mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin. E kam dashur shumë si njeri”, ka thënë më tej Garko./abcnews