Gangsteri shqiptar i dënuar për vrasje dhe terror, lirohet me kusht; deportimi vendoset më 31 mars

0
14

Një gangster shqiptar i dënuar për vepra penale të vrasjes dhe terrorizmit është i lirë të ecë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar teksa lufton deportimin.

Maksim Çela, 59 vjeç, u ndalua në Britaninë e Madhe pak pasi kreu gjysmën e dënimit 25-vjeçar në Shqipëri.

Ai u ka kushtuar taksapaguesve dhjetëra mijëra paund për të luftuar deportimin për arsye të të drejtave të njeriut.

Çela pretendon se jeta e tij do të rrezikohej nga mafiozët rivalë nëse do të kthehej në vendin e tij.

Ai aktualisht është i liruar me kusht në pritje të një vendimi për çështjen e dëbimit të tij. Çela u burgos për planifikimin e vrasjes me kallashnikov të policit Klenti Bano, i cili u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Lushnje në prill të vitit 2000.

Ai ishte gjithashtu i përfshirë në komplotin për të shpërthyer një bombë pranë stadiumit Roza Haxhiu në qytetin shqiptar të Lushnjes, duke pasur si objektiv një shef policie.

Në vitin 2012, Çela u dënua për anëtarësim në organizatë kriminale, vrasje, armëmbajtje dhe municione luftarake dhe “veprime të lidhura me terrorizmin”.

Ai ishte një anëtar i lartë i ‘Bandës së Lushnjes’, një sindikatë kriminale që terrorizoi qytetin në fund të viteve ’90. Çela fillimisht u përpoq të kërkonte azil në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që u refuzua nga një gjykatë imigracioni të nivelit të parë.

Pretendimi i veçantë i Çelës se ai do të kthehej në objektiv të rivalëve nëse kthehej në Shqipëri u pranua në mënyrë të diskutueshme.

Ky pretendim bazohej në nenet 2 dhe 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke garantuar ‘të drejtën e jetës’ dhe duke ndaluar torturën.

Sekretari i Brendshëm apeloi kundër vendimit, i cili më vonë u zbulua se ishte një “gabim ligjor”.

Doëning Street konfirmoi se qeveria po apelon këtë vendim. Një gjykatë e nivelit të lartë do të vendosë nëse Çela mund të qëndrojë në MB gjatë një seance dëgjimore dy-ditore që fillon më 31 mars.

Edhe nëse e humbet këtë çështje, ai mund të bëjë ankime të mëtejshme në gjykatat më të larta. Ky proces do t’i lejonte atij të qëndronte në Britani derisa të shteren të gjitha rrugët ligjore.

Çela besohet se ka fluturuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Spanja duke përdorur një pasaportë false. Ai thuhet se kishte planifikuar të zhdukej mes komunitetin shqiptar të Britanisë, por u kap menjëherë pas mbërritjes.

Ai fillimisht u mbajt në Qendrën e Largimit të Emigracionit në Colnbrook pranë Heathroë përpara se të lirohej me kusht.

Ish-ministri konservator i Zyrës së Brendshme Kevin Foster dënoi vendimin për t’i dhënë Ccelës lirimin me kusht, duke e quajtur atë “një shembull tjetër të marrëzisë së të drejtave të njeriut në gjykatat tona”.

“Është skandaloze që çdo gjykatës mund të mendojë se “të drejtat” e këtij terroristi të rrezikshëm ishin më të rëndësishme se e drejta për të qenë i sigurt në këtë vend nga njerëz të rrezikshëm si ai”, tha Foster.

Më tej ai deklaroi se gjyqtarët duhet të gjejnë një rrugë për ta larguar Çelën nga Britania. Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Ne do ta kundërshtojmë këtë apel në Gjykatën e Lartë”.

Kërkesa e Çelës për azil është refuzuar dhe ai nuk ka marrë asnjë mbështetje nga qeveria gjatë kohës së tij në MB. /Përshtati Pamfleti nga GB News/