Gangsterja e Devollit futi në kllapa shefin e krimeve Pashk Syziun, pinin e prekeshin në zyrë, 27-vjeçarja Deizi e urdhëronte shefin të rrihte në sy të saj në komisariat çunat që kishte bërë sherr me ta

0
130

Ky është Pashk Syziu, shefi i Krimeve në Komisariatin e Devollit, i cili aluzohet se është futur në ‘kllapa’ nga gangsterja’ e Bilishtit, 27-vjeçarja Deizi Arapi, e cila ka bërë çorap me sherre Devollin.

34-vjeçari Marsel Buçi ka deklaruar se shefi i krimeve hargalisej dhe pinte me Deizi Arapin në zyrën e tij. Buçi ka aluduar për një raport intim midis Pashk Syziut dhe Deizi Arapit.

Sipas tij, gangsterja manipulonte, dehte, prekte dhe kishte nën komandë shefin e krimeve, të cilin e urdhëronte që të rrihte në sy të saj çunat, me të cilët Deizi kishte bërë sherre.

Një natë më parë, Buçi është thirrur në komisariat dhe ai tregon se shefi i Krimeve ka ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas Buçit, e pranishme në zyrën e Syziut ka qenë edhe Deizi Arapi, e cila se qeshte gjatë kohës që shefi i Krimeve godiste 34-vjeçarin. Buçi tha se Syziu ishte nën efektin e alkoolit.

“Më kanë thirrur në komisariat dhe më ka dhunuar ku të mundej, me grushte me shkelma. Nga zhurmat erdhi një polic, që më ndihmoi se vetë nuk mundesha t’i shmangesha. Në zyrë ka qenë edhe Deizi Arapi, hargalisej e qeshte. Ndihem keq. Më ka dhunuar në pjesën e gjoksit, në kokë, ishte i dehur, vinte era alkool…”, tha Buçi për mediat.

Burime konfirmojë se gjatë marrjes së dëshmisë të shtetasit Buçi, në ambientet e jashtme të komisariatit ditën e djeshme ndodhej dhe Deputeti Bledion Nallbati, i cili është përmendur më herët dhe nga shtetasja Deizi Arapi, për të cilin ajo dyshonte se deputeti në fjalë mund të kishte shtyrë Marsel Buçin t’i digjte mjetin të resë.

Syziu është marrë në pyetje nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Tiranë.

Në dëshmi ka theksuar se nuk ka ushtruar dhunë kundrejt askujt dhe se në momentin kur pretendohet se është ushtruar dhunë, në prezencë për sqarime ka pasur Marsel Buçi e Deizi Arapi, të cilët janë shoqëruar në polici për deklaratë, pasi në të njëjtën mbrëmje (dje) kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin që dyshohet se ka ndodhur për ngjarjet e mëparshme.

Pashk Syziu ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje nga organet e policisë, ku shprehet i bindur se nuk ka ushtruar dhunë ndaj askujt. Ka gjasa që shefi i krimeve nuk mban mend gjë pasi ka qenë i dehur.