Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur seancën dëgjimore të kandidatëve të ri të SPAK. Kandidati i parë që po prezanton platformën e tij është Adnan Xholi.
Ai
tha se i plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të këtij institucioni, ndërsa tha se duhet intensifikuar lufta për goditjen e krimit dhe korrupsionit.
“Vlerësoj se përmbushi kriteret, me bindje se kam aftësitë e duhura, hetimore, profesionale dhe menaxhuese për të drejtuar SPAK-un. Kjo prokurori është bërë efektive dhe konsoliduar falë punës së palodhur. Duhet të vijojmë me hapa konkrete kundër krimit të organizuar, për të forcuar më tej besimin te publiku. Duhen rezultate të pritshme dhe duke u bazuar në prova”, tha Xholi.
Kandidati Xholi tha se i ka ngjitur hap pas hapi të gjitha shkallët e gjyqësorit, ndërsa nuk la pa përmendur eksperiencat si profesor në fushën e jurisprudencës.
“Kam 24 vite punë në prokuroritë e vendit”, tha ai.