Rregullorja për hapjen e garës për drejtuesit e rinj të policisë vendore do të miratohet të mërkurën (16 Tetor).
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do t’i dërgojë rregulloren këshillit të ministrave për miratim.
Miratimi hap garën duke përcaktuar rregullat e konkurrimit.
Kandidatët do të dërgojnë aplikimet në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së Shtetit. Ndërsa do të ngrihet edhe një komision vlerësimi.
Drejtorët e policisë vendore do të kenë mandat 3-vjeçar.