Garda hap garën, 70 truproja më shumë për të ruajtur gjyqtarët dhe prokurorët

0
135

arda e Republikës ka hapur garën për të shtuar numrin e truprojeve.

Për të plotësuar numrin për ruajtjen e njerëzve të drejtësisë, Garda e rrit numrin e organikës me 70 gardistë më shumë. Me vendim të qeverisë tashmë organika e plotë e gardës shtohet me 70, duke e çuar numrin e gardistëve në 1 mijë e 505.

70 gardistët që do të shtohen do shërbejnë pikërisht për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm.

Sot është marrë vendimi që mbrojtja personale mund të ofrohet edhe në bazë të kërkesës së thjeshtë të paraqitur, sipas rastit, nga kryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Po ashtu njerëzit e Drejtësisë do të ruhen me truprojë të nivelit mesatar gjatë detyrës dhe për një afat jo më shumë se 2 vjet pas përfundimit të detyrës. Në raste të veçanta dhe me kërkesë të tyre, gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit u garantohet shoqërimi me truprojë të nivelit të mesëm.

Lexo edhe: Nga SPAK te GJKKO, ndryshojnë rregullat për mbrojtjen e njerëzve të Drejtësisë

SPAK pas ardhjes në krye të kryeprokurorit Altin Dumani nuk po kursen politikanët e korruptuar qoftë të majtë apo të dhjathtë. Duket se kjo i ka friksësuar politikanët të cilët edhe kanë filluar kërcënimet ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të Gjykatës Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Kërcënimet kanë ardhur nga subjekte të hetimit që janë pjesë e krimit të organizuar apo zyrtarë të lartë nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikim.

Rasti më i freskët është ai i gjyqtares Irena Gjoka të cilës Garda e Republikës i ka shtuar masat e sigurisë.

Pas sulmeve dhe deklaratave publike të ish-kryeministrit Sali Berisha kundrejt gjyqtares Irena Gjoka, Garda e Republikës ka shtuar katër truproja gjyqtares, si dhe i janë vendosur gjashtë në banesë.

Kjo masë ndaj saj është marrë pas sulmeve verbale, pas vendimit që ajo dha më 20 tetor për ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

Garda tha se katër nga truprojat i ishin vendosur gjyqtares Gjoka për shkak të detyrës, që ajo mban si drejtuese e Gjykatës së Posaçme, ndërkohë që të tjerët është vlerësuar të shtohen pasi sulmeve të fundit ndaj saj.

Disa ditë pasi u vendos kjo masë e shtuar, Grda e cila ruante gjyqtaren Irena Gjoka u aksidenta në zonën e “Selitës”. Ende nuk u zbardh nëse ishte rastësi apo e planifikuar. Në makinën e gjyqtares po udhëtonte djali i saj, i cili po vinte nga Rinasi

Ndërkohë, kujtojmë se ish-kryeministri nuk ka ndalur sulmet ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjokës.  Ish-kryeministri Berisha përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj kanë depozituar disa herë kërkesën për përjashtimin e jgyqtares nga kjo çështje.

Për të shkuar tek ky numër, disa ditë më parë Garda e Republikës ka hapur edhe garën ku të interesuarit mund të aplikojnë.

Vendimi i Keshillit te Ministrave