Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

0
3

’Vijon të jetë totalisht i bllokuar në ditën e dytë aksi nacional Librazhd-Prrenjas për shkak të rrëshqitjeve të tokës që përpinë një pjesë të rrugës në fshatin Dragostunjë duke shkatërruar gjithashtu linjën hekurudhore, linjat elektrike dhe ato të tensionit të lartë.

Aktualisht po punohet ditën dhe natën për hapjen e një bypassi i cili do të bëjë të mundur hapjen e qarkullimit në parashikimet e ARRSH, mesditën e së hënës.

“Një parashikim optimist por edhe realist është mesdita e ditës së nesërme, ditës së hënë. Ne po punojmë intensivisht”, u shpreh drejtori i ARRSH, Ami Kozeli.

Ardit Murataj