Gati rritja e çmimeve, INSTAT: U rritën kostot në tregjet vendase dhe të huaja

0
176

Ekonomia botërore pësoi një kolaps për shkak të pandemisë, por edhe rimëkëmbja është shoqëruar me rritje të ndjeshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, por dhe të shpenzimeve në prodhimin vendas.

Sipas INSTAT, çmimet e importeve deri në muajin qershor krahasuar me të njëjtën periudhë  të një viti më parë u rritën me 1.7 për qind.

Energjia elektrike dhe gazi ka shënuar një shtrejtim me gati 10 për qind.

Por edhe në tregun vendas paralajmërohet një rritje e menjëhershme e çmimeve, kjo pasi dhe prodhimi është shtrenjtuar e 1.6%.

Krahasuar me vitin 2020, nxjerrja e naftës ka një kosto 53% më të lartë.

Nga ana tjetër seksioni furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve shënoi një ulje vjetore me 0,2 %, sipas INSTAT.

 

Po ashtu në rënie janë dhe kostot për prodhimin e veshjeve në Shqipëri.

Tashmë konsumatorët janë detyruar të shpenzojnë më shumë në blerjen e bukës dhe miellit.

Tregtarët kanë argumentuar se shkak është bërë çmimi i shitjes me shumicë në tregjet ndërkombëtare.

ora